Babai i Messit ia hap derën Man Cityt: E vështirë që Messi të qëndrojë në Barcelonë

PUBLIKUAR

Jorge Messi, babai dhe menaxheri i Lionel Messit, ia ka hapur derën gjigantit anglez Manchester City për ta afruar të birin e tij, duke thënë se do të jetë e vështirë për gjashtë herë fituesin e Topit të Artë të qëndrojë në Barcelonë.

Lionel Messi, i cili e dorëzoi një shkresë largimi në fillim të javës së kaluar dhe nuk u paraqit në stërvitjet e para të Barçës për sezonin e ri këtë javë nën urdhrat e trajnerit të ri Ronald Koman, nuk e vlerëson veten lojtar të Barcelonës më.

Ai dëshiron të largohet falas, duke u thirrur në një klauzolë në marrëveshjen e vet me klubin e cila ia mundëson largimin pa asnjë qindarkë.

Barcelona, në anën tjetër, ende e vlerëson Messin kapiten të skuadrës dhe këmbëngul se ai mund të largohet vetëm nëse paguhet klauzola e lirimit në vlerë 700 milionë euro. Për këtë klubi katalonas e ka mbështetjet e ligës elitare spanjolle, La Liga, po ashtu.

Messi dëshiron të largohet në mënyrë miqësore, prandaj babai i tij erdhi sot në Barcelonë për të diskutuar me drejtuesit e klubit.

62-vjeçari tha për mediat spanjolle në lidhje me situatën e Messit: “E ardhmja në Barcelonë? E vështirë.”

“Do të jetë e vështirë për të që të qëndrojë këtu”, shtoi Jorge.

I pyetur për interesimin e Man City për te, Jorge shtoi: “Nuk kam folur me Pep (Guardiolën). Nuk ka asgjë me City”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...