Trajneri i Sampdorias, Claudio Ranieri ka thënë se N’golo Kante do të ishte një “blerje” ideale për Antonio Conte dhe Interin
Ishte Ranieri i cili e ktheu Kanten në yll kur ata fituan titullin si në përralla bashkë me Leicester City në Premier Ligë.
Mesfushori bëri lëvizjen e tij në Chelsea për 36 milionë euro më 2016 dhe tani thuhet se po negocion një kalim në Serie A te Interi.
“Ai do të ishte një blerje ideale, sigurisht për zikaltërit, por në përgjithësi edhe për futbollin italian”, ka thënë Ranieri për La Gazzetta dello Sport.
:Kante është si një makinë në lëvizje, ai nuk ndalon kurrë. Ai është tepër bujar, i mirë në fitimin e topave, por ai po ashtu ka kualitet, madje edhe nëse ai nuk është mesfushor kreativë, ai e bën këtë shpesh”.
“Është e rrallë kur ai e humb topin apo gabon në pasime, më shumë për shkak se ai gjithmonë është i koncentruar”.
Chelsea thuhet se kërkon 50 milionë euro për francezin 29 vjeçar. /GazetaExpress/


