Janë një prej çifteve më të njohura dhe më të dashura për publikun shqiptar.
Bëhet fjalë për aktorin e njohur të humorit, Bes Kallaku dhe këngëtaren, Xhensila Myrtezaj të cilët janë prej vitesh së bashku.

Ndërsa, çifti i njohur sot po festojnë përvjetorin e 3 të kurorëzimit të dashurisë së tyre me martesë.

Të dy ata përmes rrjeteve sociale kanë publikuar fotografi nga ceremonia e tyre e martesë duke uruar njëri-tjetrin.

“Urime 3 vjetorin e martesë o jetë”, ka shkruar Besi, teksa Xhensila ka shkruar “3 vite kënaqësi dhe dashuri”.

Ndërkohë, çifti janë prindër të një vajze që e pagëzuan me emrin Ajka./Indeksonline/


