Vidali dhe Interi arrijnë marrëveshje

PUBLIKUAR

Interi ka arritur marrëveshje me Arturo Vidalin, i cili është duke punuar për ta shkëputur ujdinë me Barcelonën, në mënyrë që të kalojë në Meazza si lojtar i lirë.

Përfaqësuesit e mesfushorit kilian janë duke bërë përpjekje për t’ia ndërprerë atij kontratën me gjigantin spanjoll, para se t’i bashkohet zikaltërve në Serie A, transmeton Gazeta Express.

Mediat italiane raportojnë se Vidal ka arritur marrëveshje dyvjeçare me Interin, me mundësi për ta zgjatur atë për edhe një vit.

Ai pritet t’i fitojë 6 milionë euro në vit në Inter dhe trajneri Antonio Conte shpreson se do ta ketë 33-vjeçarin në dispozicion sapo Interi t’i rinisë stërvitjet më 7 shtator.

Vidal dhe Conte kanë punuar së bashku edhe në Juventus.

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...