Largimi i Lionel Messit nga Barcelona duket se është i paevitueshëm.
Ashtu siç edhe pritej, 33-vjeçari nuk është paraqitur në stërvitjen e parë të Ronald Koeman në Barcelonë, që duhet të mendojë të ndërtojë një skuadër dhe t’ia dalë pa gjashtë herë më të mirin në botë.
Ky veprim i fundit i Messit edhe njëherë konfirmon vendosmërinë e lojtarit për t’u larguar nga Barça, vendim që u bë i ditur javën e kaluar.
Raportohet se destinacioni i ardhshëm i Leos do të jetë Manchester City.


