Njofton Komuna: Nesër do të filloj punën Qerdhja Publike në qytetin e Lipjanit

PUBLIKUAR

Komuna e Lipjanit ka njoftuar se Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti sot ka mbajtur mbledhjen e rregullt me drejtorët e Drejtorateve Komunale, ku u raportua për rezultatet e punës javore si dhe menaxhimin e përgjithshëm në drejtoratet përkatëse.
Kryetari Ahmeti ka kërkuar nga Drejtorati i Shërbimeve Publike që për çdo projekt të realizuar për asfaltim në qytet dhe në fshatra, aty ku është nevoja, tu mundësohet qasja në rrugë të gjithë personave me nevoja të veçanta.


Po ashtu, kryetari Ahmeti gjatë kësaj mbledhje ka kërkuar nga të gjithë drejtorët përshpejtimin e përgatitjes së procedurave për furnizime dhe punë sipas kërkesave të departamenteve, në veçanti Sherbimet Publike, Arsimi dhe Shëndetësia. Gjithashtu kërkoi nga drejtorati i Bujqësisë dhe drejtorati i Kulturës që të zhvillojnë procedurat e nevojshme për subvencionimin e bujqësisë dhe DKRS për subvencionimin e Klubeve Sportive, aktiviteteve rinore dhe kulturore etj, thuhet tutje.
Me vendimt të Kryetart të Komunës, nga nesër më 01 shtator do të filloj punën Qerdhja Publike në qytetin e Lipjanit.

Image may contain: 2 people, indoor

SHIKO MË SHUMË

Zhduket laptopi nga zyra e drejtorit të një shkolle në Lipjan, hetohet rasti

Ditën e djeshme në Lipjan është raportuar një rast vjedhjeje. Sipas raportit 24-orësh të Policisë,...

Rrahje në Qendrën e Azilit në Magure, arrrestohet shtetasi algjerian

Një shtetas algjerian është arrestuar në Qendrën e Azilit në Magure të Lipjanit, nën...

Dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se bashkëshorti i dyshuari mashkull kosovar, nën...