Juventusi dhe Barcelona në bisedime për Suarezin

PUBLIKUAR

Juventusi dhe Barcelona janë në bisedime për sulmuesin uruguaian, Luis Suarez, i cili nuk bën pjesë në planet e trajnerit të ri të gjigantit katalonas, Ronald Koeman.

Koeman i ka bërë me dije Suarezit se nuk do të ketë vend në skuadrën e tij dhe i ka kërkuar të gjej klub të ri, gjë që nënkupton se ai duhet ta ndërpresë kontratën me klubin para kohe, transmeton Gazeta Express.

Mundësi tjetër për Barçën është ta shesë atë për një shumë të vogël parash, dhe Mundo Deportivo shkruan se drejtuesit e klubit katalonas janë në bisedime me Juventusit për ta dërguar atë në Torino.

Juve e sheh uruguaianin si alternativë e sulmuesit të Romës, Edin Dzeko, i cili do t’i kushtonte 10 milionë euro.

Thuhet se Suarezit do t’i pëlqente kalimi në Juventus për të luajtur përballë Cristiano Ronaldos dhe Paulo Dybalas.

Kontrata e 33-vjeçarit me Barcelonën mbaron në vitin 2021.

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...