Liridon Krasniqi ka vazhduar me formën e tij fantastike në kampionatin e Malajzisë me skuadrën e tij Kedah.
Si gjithnjë edhe në takim ndaj Johor DT, Krasniqi e ka nisur nga minuta e parë ndeshjen për të shkëlqyer në fitoren e skuadrës së tij Kedah 4-2.
Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, ishte fantastik në këtë takim duke asistuar në dy golat e parë si dhe duke shënuar golin e fundit në këtë sfidë.
Pas një harkimi në zonë, topi vije deri te Krasniqi i cili me një gjuajte të fuqishme shënoi për rezultatin përfundimtar 4-2.
Pas kësaj fitore, Kedah është kualifikuar për në gjysmëfinale të ‘Play-Off’-it në Malajzi.
Kujtojmë që mesfushori vitias, Krasniqi është njëri nga lojtarët më të mirë dhe më të paguar në ligën e Malajzisë. /Telegrafi/


