Punë e kryer, Tonali arrin marrëveshje me Milanin

PUBLIKUAR

Sandro Tonali së shpejti pritet të zyrtarizohet si lojtari më i ri i Milanit.

Sipas Sky Sport Italia, Fabrizio Romano dhe mediave tjera, Milani ka arritur marrëveshja për transferimin e mesfushorit, Sandro Tonali, fillimisht në formë huazimi me opsionin e blerjes që do të shkojë në total 30 milionë euro.

Marrëveshja është arritur këtë mbrëmje mes drejtorit sportiv, Paolo Maldini dhe presidentit të Brescias, Massimo Cellino.

Tonali do të transferohet në formë huazimi [ër 10 milionë euro, me opsionin e blerjes për 20 milionë euro plus disa bonuse.

35 milionë euro më pak se sa Interi që negocionte tash e disa muaj.

‘Milanneës.it’ gjithashtu raporton se Brescia do t’i ketë 10/15 për qind të kartonit të lojtarit në rast të shitjes në të ardhmen.

Sipas ‘Calciomercato.com’, 10 milionë do të jenë për huazimin, 15 milionë për opsionin e blerjes dhe 10 milionë bonuse. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...