Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka vazhduar me promovimin e bukurive natyrore në vend.
Kësaj radhe ai ka postuar një video nga liqeni i Batllavës, ku ka shkruar se ajri i mirë, hapësira përreth e bëjnë atraksion të vërtetë dhe shumë të përshtatshëm për piknik, çiklizëm, lundrim, peshkim dhe aktivitete të shumta relaksimi.
“Liqeni i Batllavës është shumë i bukur. Ajri i mirë, hapësira përreth e bëjnë atraksion të vërtetë dhe shumë të përshtatshëm për piknik, çiklizëm, lundrim, peshkim dhe aktivitete të shumta relaksimi”, ka shkruar ai në Facebook.