Manchester United favorit për De Beek

PUBLIKUAR

Manchester Unitedi është favorit për ta blerë mesfushorin e Ajaxit, Donny van de Beek, sipas ESPN-së.

23-vjeçari ka qenë pjesë e skuadrës së Ajaxit pë përgatitjet parasezonale, por nuk u ftua për ndeshjen miqësore kundër Frankfurtit të shtunën, transmeton Gazeta Express.

Trajneri i Ajaxit, Erik ten Hag, e ka pranuar se mesfushori holandez pritet të largohet ketë verë.

Van de Beek i ka edhe dy vjet kontratë me Ajaxit dhe Unitedi ka shfaqur interesim për të që prej janarit, sipas ESPN.

Së fundmi u tha se holandezi do t’i bashkohej Barcelonës, e cila e emërtoi Ronald Koemanin në postin e trajnerit këtë muaj.

Por, ESPN këmbëngul se Barcelona nuk është opsion për të dhe se Unitedi është favorit për t’i siguruar shërbimet e Van de Beek. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...