Braithwaite e do fanellën me numrin 10 në Barcelonë

PUBLIKUAR

Martin Braithwaite është i etur ta trashëgojë fanellën me numrin 10 në Barcelonë, nëse Lionel Messi largohet nga klubi këtë verë.

Braithwaite e ka kërkuar fanellën me numrin 10 në Camp Nou, nëse ajo lirohet pas largimit të mundshëm të kapitenit të skuadrës Messit, sipas mediave spanjolle, transmeton Gazeta Express.

Danezi është lojtari i parë që e ka marrë guximin ta kërkojë fanellën me numrin më të famshëm në histori të këtij klubi, sipas 20 minutos.

Braithwaite, i cili e vesh fanellën me numrin 19, iu bashkua Barçës nga Leganes në fillim të këtij viti dhe ka kontratë në Camp Nou deri më 2024.

Ne Leganes, ai e barte fanellën me numrin 25 fillimisht dhe pastaj me numrin 7.

Në Middlesbrough ai e kishte veshur fanellën me numrin 10.

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...