Rey Manaj konsiderohet si një ndër talentët më të mëdhenj shqiptarë dhe padyshim që e ardhmja e tij e madhe do të jetë me Kombëtaren e Shqipërisë.
Manaj është pjesë e ekipit të parë të Interit dhe ai konsiderohet si i përkëdheluri i Roberto Mancinit, pasi deri më tani e ka inkuadruar 18-vjeçarin në tri ndeshje në Serie A.
Me gjithë interesimin e disa klubeve të mëdha në Evropë, e ardhmja e Reyt ishte e përcaktuar, pasi ai dhe familja janë tifozë të Interit.

Për të kishin shfaqur interesim Real Madridi, Juventusi, Manchester Unitedi, Atletico Madrid, Roma, Lazio e shumë klube të tjera, por të gjitha këto klube i refuzoi sulmuesi kur dëgjoi për interesimin Nerazzurrëve. /Telegrafi/


