1080 maturant lipjanas iu nënshtruan Provimit të Matures Shtetërore

PUBLIKUAR

Gjatë ditës së sotme edhe në komunën e Lipjanit është organizuar Provimi i Maturës Shtetërore. Ky provim është organizuar në 8 Qendra te testimit me gjithësej 1080 nxënës që i janë nënshtruar tesit.

Për shkak të situatës së krijuar nga pandemia COVID-19, testi i maturës është organizuar duke respektuar masat mbrojtëse të rekomanduara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ku në secilën klasë numri maksimal i nxënësve ka qenë 12, njofton Komuna.

Drejtoresha e Arsimit në komunën e Lipjanit, Elmaze Behluli së bashku me zëvendësministrin e Arsimit, Xhavit Rexhaj kanë vizituar Qendrat e testimit, ku panë se procesi i testimit po zhvillohej mirë ashtu siç ishte planifikuar dhe ishin bërë organizimet e duhura nga shkollat nikoqire të testit.

Drejtoresha Behluli falënderoi nxënësit dhe administruesit e Testit për përgjegjshmërinë e lartë që kanë treguar sot duke respektuar masat e rekomanduara nga institucionet e shëndetësisë, për mbarëvajtjen e suksesshme të këtij procesi.

Ndërsa zëvendësministri i arsimit, Xhavit Rexhaj e vlerësoi lartë rrjedhën e testit dhe përgatitjet që janë bërë për këtë organizim.

Image may contain: one or more people and people standing
Image may contain: 1 person, standing, text that says 'MIRE SE VINI'
Image may contain: one or more people, crowd and outdoor
Image may contain: 1 person, standing and shoes
+2

SHIKO MË SHUMË

Zhduket laptopi nga zyra e drejtorit të një shkolle në Lipjan, hetohet rasti

Ditën e djeshme në Lipjan është raportuar një rast vjedhjeje. Sipas raportit 24-orësh të Policisë,...

Rrahje në Qendrën e Azilit në Magure, arrrestohet shtetasi algjerian

Një shtetas algjerian është arrestuar në Qendrën e Azilit në Magure të Lipjanit, nën...

Dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se bashkëshorti i dyshuari mashkull kosovar, nën...