“Barcelona? Mund të ëndërroj, por ende s’kam folur me Koemanin”

PUBLIKUAR

‘Tani po, tani mund të ëndërrojë për një klub të madh’.

Këto janë fjalë të objektivit të Barcelonës, Memphis Depay, i cili është i hapur për t’u transferuar në Camp No

26-vjeçari ka shënuar 57 gola në 139 paraqitje për Lyonin duke përfshirë edhe het-trikun e mbrëmshëm në fitoren 4-1 ndaj Dijon.

Raportohet se Ronald Koeman, trajneri i ri i Barcelonës, e dëshiron në Camp Nou, pasi e njeh shumë mirë sulmuesin nga koha kur kishin punuar së bashku te Holanda.

“Ende nuk kam folur me Koemanin. Kemi raporte të mira mes vete. Mund të ëndërroj për klube të mëdha dhe do të shohim çfarë do të ndodhë”, u shpreh Depay.

Ai dështoi vite më parë te Manchester United, por është i gatshëm të tentojë sërish dhe të tregojë veten në një klub të madh siç është Barcelona. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...