Diaz, shumë shpejt lojtar i Milanit

PUBLIKUAR

Gazeta spanjolle Marca ka thënë se Milan është pajtuar për një huazim të mesfushorit kreativë të Real Madridit, Brahim Diaz, me testet mjekësore që pritet të ndodhin javën e ardhshme

Raportohet se në marrëveshje blerja nuk është opsion, duke bërë që 21 vjeçari të vendos për ndonjë marrëveshje përfundimtare nëse ka sukses atje.

Kuqezinjtë do ta kenë të huazuar atë për sezonin 2020-21 ku do t’i japin minuta të luajtura në mënyrë që ai ta zhvillojë talentin e tij.

Real Madridi kishte paguar 17 milionë euro për ta transferuar Diazin në Manchester City në janarin e vitit 2019, ku ka pasur 21 paraqitje me fanellën e Merengues.

Megjithatë, ai arriti që të shënoi vetëm dy gola dhe bëri tri asiste gjatë kësaj kohe.

Testet mjekësore për të pritet të ndodhin javën e ardhshme ku ai do të nënshkruajë kontratë.

Diaz është një mesfushor kreativ i cili mund të luajë pas sulmuesve, por di të luajë edhe në krahun e djathtë dhe të majtë të sulmit. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...