Kryetari Ahmeti: Është provuar fondi shtesë prej 130.000,00 Euro për subvencionimin e bujqëve dhe fermerëve

PUBLIKUAR

Kryetari Imri Ahmeti ka shkruar se sot në Seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Komunës është aprovuar fondi shtesë prej 130.000,00 Euro për subvencionimin e bujqëve dhe fermerëve. Do të subvencionohen dëmet nga fatkeqësit natyrore dhe dëmet nga ndikimi i pandemisë për prodhuesit e perimtarisë. Gjithashtu është shtuar fondi për dyfishimin e përfituesëve për sera dhe motokultivator.

Sipas tij, subvencionet për sport, rini dhe kulturë janë dyfishuar me qëllim të mbështetjes së aktiviteteve të klubeve dhe OJQ-ve rinore.
“Kuvendi Komunal njëzëri ka aprovuar edhe shtimin e mjeteve buxhetore për Arsim dhe Shëndetësi me çka synojmë të furnizojmë dhe të rrisim cilësinë e shërbimeve në shëndetësi dhe krijimin e kushteve më të mira në shkollat e Komunës tonë. Është aprovuar edhe propozimi për ndërtimin e shkollës të mesme në Gadime e cila pritet të filloj këtë vit. Dua të falenderoj të gjithë delegatët e Kuvendit Komunal për aprovimin e këtyre propozimeve”, ka shkruar Ahmeti

 

Image may contain: 2 people
Image may contain: one or more people, people sitting, table and indoor
Image may contain: one or more people, people sitting and indoor
Image may contain: one or more people, people sitting, table and indoor
+2

SHIKO MË SHUMË

Zhduket laptopi nga zyra e drejtorit të një shkolle në Lipjan, hetohet rasti

Ditën e djeshme në Lipjan është raportuar një rast vjedhjeje. Sipas raportit 24-orësh të Policisë,...

Rrahje në Qendrën e Azilit në Magure, arrrestohet shtetasi algjerian

Një shtetas algjerian është arrestuar në Qendrën e Azilit në Magure të Lipjanit, nën...

Dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se bashkëshorti i dyshuari mashkull kosovar, nën...