Barça e do Wijnaldumin. Humbja 8-2 nga Bayerni në Ligën e Kampionëve ka tronditur Barcelonën që synon të bëjë shumë ndryshime në skuadër
Mesfushori i Liverpoolit, Georginio Wijnaldum, është duke u kërkuar nga Ronald Koeman te Barcelona, konfirmojnë burime të Goal, por holandezi s’do t’i bëjë njëherë presion Redsave përderisa s’ka ende ofertë në tavolinë.
Transferimi i tij në Camp Nou varet edhe nga shitjet që do t’i bëjë Barça dhe më pas do të merren sipas Goal, vesh për çmimin e Wijnaldum.
Sido që të jetë, prioriteti i Barcelonës tani për tani është zgjidhja e problemit me Lionel Messin, që zyrtarisht ka kërkuar largimin nga katalunasit.
Wijnaldum është pjesë e Liverpoolit që nga viti 2016, ka bërë 186 paraqitje dhe ka shënuar 19 gola. /Gazeta Express/


