“Barcelona gaboi rëndë me golashënuesin e tretë më të mirë në histori, Suarezin”

PUBLIKUAR

Fernando Muslera, portieri i përfaqësueses së Uruguait, i ka dalë në mbrojtje Luis Suarezit.

Luis Suarez është me një këmbë jashtë Barcelonës dhe edhe më e keqja në këtë mes është fakti që ai këtë e ka mësuar vetëm pas një telefonate të marrë nga trajneri, ku sipas mediave spanjolle, ia ka bërë me dije që nuk llogarit në të.

Për Muslerën, shokun e Suarez – kjo është e papranueshme, mënyra se si po trajtohet njëri ndër më të mirët në histori të Barcelonës.

“Trajtimi i situatës së Suárez përmes telefonit është mungesë respekti. Ai është golashënuesi i tretë më i mirë në histori të Barcelonës”, deklaroi Muslera.

Te Barcelona ka ndryshuar gjithçka që prej humbjes 8-2 nga Bayern Munich në Ligën e Kampionëve dhe priten ndryshime të mëdha.

Natyrisht, Lionel Messi për Barçën ishte i paprekshëm, por argjentinasi i befasoi të gjithë, i cili përmes ‘burofax’ zyrtarisht ka kërkuar largimin nga ‘Camp Nou’, pasi siç raportojnë mediat në Spanjë, ai e ndjen se cikli i tij me Barcelonën ka përfunduar. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...