22 vjeçari nga Lipjani, kandidati më i ri në zgjedhjet në Gjermani

PUBLIKUAR

22-vjeçari nga Lipjani garon në zgjedhjet komunale që do të mbahen në Gelsenkierchen të Gjeramanisë.

Ai është duke studiuar shkenca politike në Universitetin e Dusiburg Essen.

Berat Arifi karrierën e tij politike e ka filluar qysh në moshën 16-vjeçare, ndërsa në moshën 19-vjeçare ka qenë pjesë e bordit të ‘”socialdemokratëve të rinj” në Landin të Renanisë Veriore-Vestfalisë (NRw).

Berati në zgjedhjet e ardhshme lokale në Gelsenkirchen është kandidati më i ri dhe shpreson që në mënyrën më të mirë të përfaqësojë interesat e qytetarëve atje, pse jo edhe të bëhet model për të rinjtë kosovar.

 

 

SHIKO MË SHUMË

Të shtëna me armë në Lipjan, përfundon në pranga i dyshuari për tentim-vrasje

Një person është arrestuar në Lipjan, pasi dyshohet se ka tentuar të kryejë vrasje...

Arrestohet një person në Lipjan, dyshohet se bashkë me një tjetër rrahu një qytetar

Një person është arrestuar në Lipjan pasi dyshohet se, së bashku me një person...

Zhduket një grua në Lipjan, familja raporto rastin në polici

Një grua nga fshati Vrellë e Magures në Lipjan është raportuar e zhdukur, pasi...