Milani nis bisedimet me yllin e Real Madridit

PUBLIKUAR

Milani i ka nisur bisedimet me Real Madridin për transferimin e mundshëm të sulmuesit Brahim Diaz.

Diaz nuk është në planet afatshkurtra të trajnerit Zinedine Zidane, prandaj ai pritet të huazohet për sezonin 2020/21, transmeton Gazeta Express.

Madridi nuk dëshiron ta shesë 21-vjeçarin, por do ta pranonte huazimin e tij.

Milani është skuadra më e interesuar për të dhe, nëse palët arrijnë marrëveshje për huazimin e tij, atëherë ai do të luajë në San Siro sezonin e ri.

Diaz i ka bërë vetëm 21 paraqitje për Madridin që prej se iu bashkua klubit nga Manchester City në janar të vitit 2019, duke i shënuar dy gola. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...