Van Gaal: U përpoqa t’i transferoj Neymarin, Lewandowskin dhe Manen në Manchester United

PUBLIKUAR

Luis van Gaal ka zbuluar se kishte bërë përpjekje t’i transferonte në Manchetser United disa prej yjeve më të mëdha të futbollit, si Neymar, Robert Lewandowski dhe Sadio Mane, gjatë kohës sa ishte trajner i gjigantit anglez.

Trajneri holandez e zëvendësoi David Moyesin në postin e trajnerit të Unitedit më 2014, ku i kaloi dy sezone, transmeton Gazeta Express.

Pavarësisht se e fitoi FA Cup në sezonin 2015/16, Van Gaal u shkarkua nga klubi, i cili në vend të tij e solli Jose Mourinhon.

Van Gaal nuk e ka drejtuar asnjë skuadër që prej atëherë dhe tani tregon se synimi i tij ishte të sillte yje të mëdha në United, edhe pse u tregua i pasuksesshëm në këtë.

“Unë e doja Robert Lewandowskin, por kur doli të ishte e vështirë tentova ta merrja Gonzalo Higuainin”, tha Van Gaal.

“Para se të emërohesha trjaner, fola me bordin e klubit për Neymarin. Nëse je në United, duhet të mendosh për gjëra të mëdha”, shtoi ai.

“Ai ishte i dobishëm për klubin edhe në aspektin e shitjes së fanellave dhe unë doja anësorë të shpejtë në ekip. Për këtë arsye, u përpoqa t’i merrja edhe Sadio Manen dhe Riyad Mahrezin”, nënvizoi ai.

“Thomas Muller ishte në listën e dëshirave të mia, po ashtu, dhe për qendër të mesfushës e doja N’Golo Kanten”.

“Unë u përpoqa ta merrja edhe James Milnerin madje, i cili ishte i moshuar por kryente shumë funksione dhe kishte aftësi të liderit. Për mbrojtje e doja Sergio Ramosin dhe Mats Hummelsin, sepse e jona nuk ishte e mirë”, shtoi ai

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...