Zemaj tregon të gjitha masat që i marrë si Ministër kundër Covid-19

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Vranët dhe me riga shiu

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të enjten në Kosovë do të mbajë mot...

Bastisje në Lipjan e Prishtinë, arrestohen dy persona – i treti në arrati

Policia e rajonit të Prishtinës ka arrestuar S. T. (48) dhe A. T. (21),...

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, bashkë me kryeministrin Hoti dhe ministrat e kabinetit qeveritar, janë takuar sot me kryetarët e komunave, ku kanë diskutuar rreth situatës me COVID-19

Zemaj ka thënë se sipas IKSHPK;së, 65 për qind e të infektuarve e kanë kaluar virusin, ndërkaq shkalla e vdekshmërisë në mesin e të infektuarve është 3.7 për qind.

“Sipas IKSHPK-së, 65% të infektuarve e kanë kaluar këtë sëmundje, derisa rreth 30 % të rasteve janë ende aktive, shkalla e vdekshmërisë në mesin e të infektuarve është 3.7%”, ka thënë Zemaj.

Zemaj ka thënë se janë rritur kapacitetet spitalore në Prishtinë dhe në komunat tjera.

 

 

“ rritur kapacitetet spitalore si në Prishtinë ashtu edhe në komunat e tjera. Kemi porositur 120 000 vaksina kundër gripit sezonal përmes UNICEF-it dhe po zhvillojmë procedura edhe për 380 000 të tjera. Kapacitetet në sektorin publik kemi rritur me rreth 300 ventilatorë, derisa sa kishim vetëm 82 sish. Në sektorin privat janë licencuar 86 Institucione Shëndetësore Private për kryerje të testeve serologjike dhe PCR”, ka deklaruart ministri i Shëndetësisë.

Zemaj ka shtuar se po priten donacione nga UNICEF dhe USAID.

“Sot pranojmë një donacion të radhës nga UNICEF-i me 7.4 tonelata furnizime mjekësore. Nga USAID do të pranojmë edhe 50 ventilatorë/respiratorë”

“Kemi angazhuar 200 specialistë shëndetësorë të rekrutuar nga MSh dhe kemi hapur edhe konkursin për 1034 specializantë përfshirë dhe 48 nga Lugina e Preshevës dhe zona të tjera. Jemi në proces për t’i punësuar edhe 375 punonjës si staf mjekësor. Mbi 60 specialistë te tjerë do të rekrutohen në kuadër të një konkursi për angazhimin e specialistëve të papunë”.

SHIKO MË SHUMË

Vranët dhe me riga shiu

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të enjten në Kosovë do të mbajë mot...

Haga e liron Isni Kilajn për t’u mbrojtur në liri, ia ndalë 30 mijë euro dorëzani, cakton dhe kufizime tjera

Dhomat e Specializuara përmes një njoftimi për media kanë bërë të ditur se sot...

Moti sot: I vranët dhe me intervale me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se këtë të mërkure parashihet të...