Haradinaj: Kam respekt për Limajn, s’e kam qëllim që ta dëmtojë

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Vranët dhe me riga shiu

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të enjten në Kosovë do të mbajë mot...

Bastisje në Lipjan e Prishtinë, arrestohen dy persona – i treti në arrati

Policia e rajonit të Prishtinës ka arrestuar S. T. (48) dhe A. T. (21),...

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj , në një intervistë për IndeksOnline, ka folur në lidhje me raportet e tij me kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, kjo pas largimit të njërit nga figurat kryesore të kësaj parti, Haxhi Shala, në partinë e Haradinajt.

Haradinaj ka thënë se qëllimi i tij nuk ka qenë asnjëherë që ta dëmtojë Limajn apo partinë e tij.

Nuk është dëshira ime me dëmtu Limajn. Dhe Nismës asnjëherë s’ka qenë. Në fakt unë kam respekt për Fatmirin dhe për Nismën. Zotëri Haxhi Shala po ashtu e njoh gjatë e njoh nga koha ’99-ës e kam respekt për të, ishte një situatë bukur jetike ,kur ishte votimi i qeverisë. Haxhi e bani një nderë dhe e bani një përkrahje për qeverinë me votë.. Pas asaj rezultojnë që ne u ofruam dhe ai është deputet i Aleancës e falënderoj për besim”, ka thënë Haradinaj në këtë intervistë për IndeksOnline.

Haradinaj tutje ka shtuar se tani është e natyrshme që Shala të marrë me vete edhe bashkëpunëtorët e tij  por se kjo nuk nënkupton një qëllim në vete të Aleancës për ta dëmtuar Nismën.

“E kuptoj se deputeti Haxhi Shala tani e merr me vete elektoratin ose kolegët ose bashkëpunëtorët që e kanë përkrah s’do me i lanë vetëm që është e drejtë, por nuk e shoh këtë si qëllim timin ose të Aleancës me dëmtu Nismën. Të ju them të drejtën i dëshirojë sukses Fatmirit dhe Nismës. Nuk është qëllimi imi me dëmtu Nismën”, tha Haradinaj.

Se a i ka mbetur hatri Limajt, pse Shala shkoj në partinë e Haradinaj, për këtë ai  kishte këtë përgjigje.

“Nëse i ka mbetur hatri, ai më mirë është me pa si mundet ai me i riparua gabimet e të kaluarës sepse unë nuk jam shkaktar i thyerjes së tij me zotëri Shala. Zotëri Shala ka mundur të shkoj në ndonjë parti tjetër. Nuk e di pse duhet me i mbet hatri në mua”, theksoi Haradinaj.

Tutje Haradinaj këtë pjesë të intervistë e ka përmbyllur duke thënë se është i gatshëm edhe përkundër këtyre lëkundjeve të vogla, të vazhdoj bashkëpunimin me Limajn./IndeksOnline/

SHIKO MË SHUMË

Vranët dhe me riga shiu

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të enjten në Kosovë do të mbajë mot...

Haga e liron Isni Kilajn për t’u mbrojtur në liri, ia ndalë 30 mijë euro dorëzani, cakton dhe kufizime tjera

Dhomat e Specializuara përmes një njoftimi për media kanë bërë të ditur se sot...

Moti sot: I vranët dhe me intervale me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se këtë të mërkure parashihet të...