Menaxheri Raiola e konfirmon zyrtarisht të ardhmen e Paul Pogbas

PUBLIKUAR

Manchester Unitedi nuk do ta shesë Paul Pogban këtë verë dhe bisedimet për kontratën e re do të fillojnë së shpejti, thotë menaxheri i mesfushorit francez, Mino Raiola.

27-vjeçarit – i cili i kushtoi Unitedit plot 105 milionë euro kur ble nga Juventusi më 2016 – vuajti nga lëndimet sezonin e kaluar por la mbresa pas rikthimit duke i ndihmuar Unitedit ta mbyllë sezonin në vendin e tretë në Premierligë, transmeton Gazeta Express.Mesazhi frymëzues i Lewandowskit, pasi e fitoi Ligën e Kampionëve

Menaxheri i tij, Mino Raiola ka thënë: “Unitedi nuk do të pranojë asnjë ofertë këtë verë”.

“Ne do të bisedojmë për një kontratë të re së shpejti, pa stres”, shtoi ai.

Raiola theksoi po ashtu: “Ai është lojtar i rëndësishëm për Man Utd. Ky klub e ka një projekt të rëndësishëm dhe ai është 100% i përfshirë në të”.

Kontrata aktuale e Pogbas me United skadon verën e ardhshme. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...