Mesazhi frymëzues i Lewandowskit, pasi e fitoi Ligën e Kampionëve

PUBLIKUAR

Sulmuesi i Bayern Munich, Robert Lewandowski ka dhënë mesazh frymëzues, menjëherë pasi e fitoi Ligën e Kampionëve për herë të parë në karrierë, duke thënë “Mos u dorëzo kur dështon. Gjithmonë ëndërro”.

Bayern Munich e mposhti 1:0 PSG-në në finalen e së dielës në Lisbonë, falë golit të Kingsly Coman në fillim të pjesës së dytë, duke e siguruar trofeun e gjashtë evropian dhe e kompletoi tripletën për herë të dytë në histori të klubit, transmeton Gazeta Express.

Në një ndeshje goxha të barabartë, goli i Coman ishte dallimi i vetëm mbrëmjen e së dielës, ku Bayerni u bë klubi i parë që e fiton trofeun më të çmuar evropian për klube duke i fituar të gjitha ndeshjet.

Për sulmuesin polak, i cili nuk e kishte fituar kurrë Ligën e Kampionëve, kjo ishte nata më e paharrueshme.

“Gjithmonë ëndërro. Kurrë mos u dorëzo kur dështon”, shkroi Lewandowski në Instagram, i cili e shijoi një sezon madhështor me 55 gola në të gjitha garat.

“Puno zellshëm për ta arritur synimin. Faleminderit për përkrahje dhe që u keni besuar aftësive tona. Ne jemi kampionë të Evropës!” /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...