Zhgënjimi i Neymarit në Ligën e Kampionëve përmes fotografive

PUBLIKUAR

Neymar e përjetoi rëndë humbjen e finales në Ligën e Kampionëve të dielën dhe nuk mundi t’i përmbajë lotët e hidhërimit pas fishkëllimës së fundit në Lisbonë.

Bayern Munich e mposhti 1:0 PSG-në falë golit të Kingsly Coman në fillim të pjesës së dytë, në një finale ku Neymar po synonte ta rishkruajë historinë e kampionit francez, shkruan Gazeta Express.

PSG-ja ishte në kërkim të trofeut të parë në garën më prestigjioze evropiane pasi arriti në finale për herë të parë në histori të klubit.

Braziliani Neymar – i cili e shijoi ndjesinë e të qenët kampion i Evropës kur triumfoi me Barcelonën në vitin 2015 – nuk qe në gjendje ta përjetojë të njëjtën përsëri me PSG-në.

Ai ishte i pafuqishëm ndaj një Bayerni të pathyeshëm.

Zhgënjimi i 28-vjeçarit ishte aq i madh saqë David Alaba i Bayern Munich e la anash festimin dhe shkoi për ta ngushëlluar. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...