Klopp i mahnitur me fitoren e Liverpoolit kundër Stuttgart

PUBLIKUAR

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, e ka përshkruar si absolutisht madhështore fitoren e skuadrës së vetë 3:0 kundër klubit nga Bundesliga, Stuttgart.

Roberto Firmino, Naby Keita dhe Rhian Brewster shënuan golat e triumfit për të kuqtë në ndeshjen e parë parasezonale të skuadrës së Kloppit, transmeton Gazeta Express.

Firmino e hapi serinë e golave për Liverpoolin, para se të asistonte për golin e Keitas, ndërsa Brewster e vulosi fitoren me golin e tij nga afërsia në minutën e 68-të.

Kloppit i pëlqeu ajo që e pa në një ndeshje parasezonale e zhvilluar në një mot me shi.

“Mënyra sesi i shënuam gola ishte e jashtëzakonshme, do të thosha unë”, tha Klopp.

“Unë thashë se djemtë duhej të punonin sot dhe ata e bënë pikërisht këtë, prandaj më pëlqeu paraqitja”, shtoi ai.

“Jam shumë, shumë i lumtur. Ishe vështirë për ne sot për shkak të motit. Uau, binte shi i çmendur. Fusha u mbush me ujë”, nënvizoi ai. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...