Kjo pritet që të jetë e ardhmja e Hysajt

PUBLIKUAR

Elseid Hysaj ka disa afate kalimtare që bëhet subjekt i mediave për të kaluar në ndonjë skuadër tjetër, duke u larguar nga Napoli

Megjithatë mbrojtësi shkodran nuk duket se do të largohet as në këtë verë nga skuadra e jugut të Italisë.

Sipas njërit prej gazetarëve dhe ekspertëve më të mëdhenj në Itali për transfere, Nicolo Schira, shqiptari nuk do të largohet nga Napoli.

Madje, sipas tij palët kanë filluar bisedimet për një rinovim kontrate.

Raportet e fundit thoshin se Torino ishte tepër e interesuar për shqiptarin.

Megjithatë, Gattuso nuk duket se do largimin e tij dhe se Hysaj gjithnjë e më shumë i bindet atij.

Kohëve të fundit, Hysaj e kishte humbur vendin e titullarit sidomos gjatë kohës ku trajner i Napolit ishte Ancelotti, por duket se tani ato janë rregulluar dhe se lojtari pritet që të qëndrojë në skuadër. /GazetaExpress/

 

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...