Kryetari Imri Ahmeti përmes një postimi në facebook tha se po punohet me intensitet të shtuar në implementimin e projekteve në teren.
Janë asfaltuar disa rrugica në Qallapek, Vrellë e Gadimes, Vrellë e Magurës, Baicë, Banullë dhe Ribar i Madh. Në Janjevë ka përfunduar rregullimi i disa rrugicave me kubëza betoni si dhe është rregulluar shtrati i lumit. Në Kraishtë ka përfunduar rregullimi i Kroit dhe janë drejt finalizimit projektet si salla e sporteve, asfalltimi i rrugicave dhe fusha e hapur sportive. Në Dobrajë
po punohet në ndërtimin e poligonit sportiv, asfalltimin e rrugicave dhe ndriqimi publik me trotuar. Ka përfunduar rregullimi i shtratit të lumit në Konjuh si dhe është duke u punuar në asfalltimin e rrugicave në Gadime të Eperme e të Ulët, Gllogovc, Topliqan, Bujan, Poturovc, Grackë e Vjeter, rruga rreth hekurudhës në Lipjan, Bujari, Shalë e Krojmir.
Është vazhduar me zgjerimin e rrjetit të kanalizimit në disa lagje të qytetit në Lipjan, në Llugaxhi dhe Rubovc të Vogël. Rregullimi shtratit të lumit Janjevka në Lipjan,trotuari me ndriqim në Topliqan e Grackë e Vogël si dhe Smallushë, trotuari në Babush, infrastruktura e disa Shkollave,pjerrinat për karroca në rrugët e qytetit, fushat e hapura sportive në: Kojskë, Teqe, Gllanicë, Jeta e Re, Qallapek, etj.
Javën e ardhshme pritet të fillojmë me punimet edhe në asfalltimin e rrugicave në Akllap, Jeta e Re, Risinovc dhe Lluga
Gjithashtu shpejt pritet të fillojnë punimet edhe në projektet si trotuari me ndriqim publik në Sllovi , Medvec dhe Vrellë e Magurës; pastaj asfaltimet e rrugicave në Lipjan.
Projektet si Objekti i ri i Komunës dhe Palestra sportive janë duke vazhduar me dinamikë të kënaqshme përkundër problemeve që ka shkaktuar pandemia.
Vazhdojmë me punë !
I A






