Ka nisur sot, asfaltimi i rrugëve në katër lagjet e fshatit Gadime të Ulët. Për ti parë nga afër mbarvajtjet e punimeve, ka dalur vetë Kryetari Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti. Ai me këtë rast ka uruar banorët e këtyre lagjeve për rrugët e reja, duke thënë se për fshatin Gadime ka edhe projekte tjera që do të realizohen në vazhdim, ka thënë ndër të tjera Kryetari Ahmeti.
Ndërsa banorët e këtyre lagjeve kanë falenderuar Kryetarin Imri Ahmeti për kontributin e tij të vazhdueshëm për të siguruar një jetë dhe mirëqenje më të mirë për qytetarët e këtij vendi.