Allan shumë afër Evertonit

PUBLIKUAR

Ka disa javë që mediat italiane raportojnë që mesfushori i Napolit, Allan do t’i ribashkohet Evertonit këtë javë për 30 milionë euro plus bonuset

Sipas dy gazetave të njohur Corriere dello Sport dhe Il Mattino, braziliani ka vendosur që t’i refuzojë të gjitha ofertat e tjera në mënyrë që t’i ribashkohet ish trajnerit të Napolit Carlo Ancelottit dhe kjo do të ndodh brenda 48 orëve.

Pavarësisht që Atletico Madrid dhe Borussia Dortmund kishin oferta më të mëdha për sulmuesin, Allan dëshironte të kalonte në Everton.

Besohet se Everton do të paguajë në Napoli 30 milionë euro plus bonuse, pasi që Napoli ka ulur çmimin prej 40 milionë euro në 35 milionë euro në mënyrë që marrëveshja të realizohet më shpejt.

Me bonuset Everton do të arrijë këtë shumë.

Napoli kishte refuzuar më parë 50 milionë euro nga Paris Saint-Germain para dy viteve dhe marrëdhëniet e Allan me klubin napolitan asnjëherë nuk u zbuluan. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...