Shevchenko zgjedh Messin për ‘Topin e Artë’

PUBLIKUAR

Andriy Shevchenko beson se Lionel Messi është në përparësi kundrejt Cristiano Ronaldos për ‘Topin e Artë’.

Shevchenko ka folur për Marca duke i dhënë përparësi Messit para Ronaldos.

Ukrainasi ka qenë fitues i ‘Topit të Artë’ në vitin 2004, ndërsa ka zënë vendin e tretë në vitin 1999 dhe 2000.

“Ronaldo dhe Messi janë përsëri favoritët, natyrisht”.

“Në pesë vitet e fundit ata janë kthyer në lojtarë superlativ dhe produkti i tyre është fantastik”.

“Mendoj që Messi, pasi ka fituar edhe Ligën e Kampionëve është në pole positon për të fituar Topin e Artë”.

“Ka ende ndeshje për tu zhvilluar dhe jam i sigurt që ai përsëri do të shënoj nga 50 deri në 70 gola këtë sezon”, ka thënë Shevchenko. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...