Messi s’është i njëjti që prej se u larguan Xavi dhe Iniesta, thotë ish-argjentinasi i Barçës

PUBLIKUAR

Lionel Messi nuk ka qenë vetja që prej se Xavi Hernandez dhe Andres Iniesta u larguan nga klubi, sipas Juan Carlos Heredia, ish-futbollist argjentinas i cili mbahet në mend për kohën e tij me gjigantin katalonas.

Messi i ka përjetuar disa prej humbjeve më turpëruese dhe zhgënjyese në karrierë vitet e fundit, sidomos në Ligën e Kampionëve, një trofe që nuk e ka shijuar që pesë vjet, transmeton Gazeta Express.

Humbja tronditëse dhe turpëruese 8:2 kundër Bayern Munich në çerekfinalen e Champions këtë sezon ishte kulmi në një varg disfatash në vitet e fundit.

Messi e ka bartur Barcelonën mbisupe gjithmonë, por me largimin e Xavit para pesë vjetëve dhe të Iniestas dy vjet më parë, Heredia beson se Messi ka mbetur vetëm hija e vet.

“Messi nuk ka qenë më kurrë i njëjti që prej se ia hoqën nga skuadra Xavin dhe Iniestan. Ai nuk luan më me dinamiken e njëjtë”, tha Heredia.

“Messi sot duhet ta organizojë lojën vetë, duhet të shënojë vetë dhe duhet t’i gjuajë goditjet e lira vetë, kjo është e tepërt”, shpjegoi ai.

“Ai e bart mbisupe i vetëm përgjegjësinë e një klubi të madh evropian. Barcelona nuk mund të luajë fare nëse nuk është Messi”, shtoi ai. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...