Komuna e Lipjanit ka njoftuar se KBI-Lipjan në bashkëpunim me Shoqatën humanitare bamirëse “Bereqeti” ka ndihmuar mbi 520 familje në komunën e Lipjanit me mish Kurbani, si ndihmë dhe lehtësim në përballje me Pandemie Globale që ka prekur secilin e aq më shumë shtresa të tilla të shoqërisë.
Mishi është shpërndarë në koordinim me Qendrën për punë sociale, Shoqatën Minatorëve, Handikos, Veteranët e UÇK-së, familjet e dëshmoreve, zjarrfikësit, Kompaninë “Pastrimi”, dhe kategoritë e rasteve sociale, thuhet tutje.
Komuna e Lipjanit falënderon KBI-Lipjan dhe të gjithë shoqatat humanitare që në këtë kohë Pandemie po solidarizohen me qytetarët e Komunës së Lipjanit.





