Pamje: Asisti mbresëlënës i Neymarit që i la gojëhapur të gjithë

PUBLIKUAR

Neymari është duke e shijuar sezonin më të mirë në Ligën e Kampionëve që fanellën e Paris Saint-Germain, që prej se iu bashkua gjigantit francez tri vjet më parë.

Sulmuesi brazilian shkëlqeu edhe një herë tjetër duke i ndihmuar PSG-së ta arrijë finalen e parë në Ligën e Kampionëve të martën pas fitores 3:0 kundër RB Leipzig, transmeton Gazeta Express.

Neymari e qëlloi shtyllën dy herë, por ishte asisti te goli i Di Marias që i la tifozët e futbollit gojëhapur.

Ish-ylli i Barcelonës ia pasoi topin bashkëlojtarit të vet me një prekje mahnitëse me thembër.

Di Maria shënoi pa problem për ta dyfishuar epërsinë e parisienëve.

PSG-ja do të përballet në finale me fituesin e gjysmëfinales tjetër, Bayern Munich – Lyon këtë të diele. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...