Klaudia Pepa pjesë e një filmi në Itali

PUBLIKUAR

Balerina shqiptare Klaudia Pepa, e cila vitet e fundit po jeton në Itali, aty edhe ku ka krijuar një karrierë, ka dhënë lajmin se së shpejti do ta shohim edhe si aktore.Përmes disa postimeve në rrjete sociale, ajo thotë se është tepër e emocionuar dhe e lumtur për pjesëmarrjen e saj në një film. ”Dua të ndaj me ju një lajm të bukur. Më në fund, ëndrra ime u bë realitet”.
Ky film është projekti më i fundit nga Giuseppe Lepore për Bielle Re dhe skenari flet për një vrasës serial.

Xhirimet e filmit do të nisin sot me të gjitha masat e sigurisë për shkak të pandemisë, shkruan Revista Who.

Filmi flet për një vrasës serial të sëmurë, i cili realizon çdo krim duke përdorur një thikë blu. Një inspektor policie, i bindur se e gjithë çmenduria e tij është një trillim, do ta marrë në pyetje duke e bërë të rrëfehet.

SHIKO MË SHUMË

“Shkojmë vitin e ardhshëm bashkë”, Olechka dhe Fuego bëjnë plane

Olechka dhe Fuego janë afruar më shumë se kurrë, ndërsa këtë herë Olechka ka...

Vazhdojnë përplasjet, Zoja ‘thumbon’ Anjezën: Do të kishe dalë moti

Diskutimet mes banoreve të Big Brother VIP Kosova 5, Zoja Nushit dhe Anjeza Gubetinit,...

Ish-banori i Big Brother VIP Albania publikon foto me të dashurën

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, Fation Kuqari, është rikthyer në vëmendjen e mediave...