Fernandes e shpjegon zënkën me bashkëlojtarin e vet gjatë humbjes kundër Sevillës

PUBLIKUAR

Mesfushori i Manchester United, Bruno Fernandes, ka thënë se zënka me fjalë mes tij dhe bashkëlojtarit të tij, Victor Lindelof, gjatë humbjes kundër Sevillës në Ligën e Evropës, ishte normale dhe se nuk ishte asgjë personale.

Pavarësisht golit të Fernandes nga penalltia, Sevilla ishte shumë e fortë për Unitedin dhe e mundi 2:1 falë golave nga Suso dhe Luuk de Jong, duke kaluar në finale të Ligës së Evropës, transmeton Gazeta Express.

Pas golit vendimtar të Sevillës, Fernandes u pa i zemëruar duke u fjalosur me Lindelof. U duk se dyshja e Unitedit po debatonte se kush e kishte fajin që i lejoi spanjollët të shënonin gol.

Unitedi ishte i pafuqishëm ta barazonte rezultatin dhe si pasojë u eliminua nga kjo garë nga një ekip spanjoll për herë të tretë rresht.

Duke folur pas ndeshjes, Fernandes e shpjegoi zënkën: “Është normal të (argumentosh) kur pëson gol. Nuk ka të bëjë me mua apo me Victor. Ajo që ndodhi mes meje dhe Victor është normale”.

“Do të ndodhë edhe shpesh herë të tjera në futboll. Ne duhet t’i shohim gabimet që të gjithë i bëmë dhe të përmirësohemi”, shtoi ai. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...