Policia falënderon qytetarët e Komunës së Lipjanit

PUBLIKUAR

Policia e Stacionit Policor në Lipjan ka vlerësuar se bashkëpunimi i mirë mes qytetarëve, policisë dhe inspektorëve komunal ka qenë kyç në zbatimin e vendimeve të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Shëndetësisë.
Të dashur qytetarë të Komunës së Lipjanit, ne po shkojmë drejt një normaliteti. Apelojmë tek ju bizneset, gastronomia etj, që në mënyrë strikte ti zbatojmë masat dhe ligjin për parandalimin dhe përhapjen e sëmundjeve ngjitëse duke u mbështetur në manualin për luftimin dhe parandalimin e Covid-19. Çdo shkelje e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezikim i shëndetit dhe jetës.
Referuar Urdhrit Operativ “Gatishmëri dhe Reagim për COVID-19” ju informoj se nga data 01 deri më 15 Gusht 2020 njësitë policore të Stacionit Policor në Lipjan në bashkëpunim me inspektorët komunal në zbatim të këtij vendimi ju njofton me këtë raport informues:


“Të dashur qytetarë ne po punojmë për shëndetin tuaj dhe të familjes suaj, jo për të ju gjobitur. Na ndihmoni, respektoni vendimet e Qeverisë dhe MSH që ne të ju ndihmojmë më shumë. Në raportin e ardhshëm informues dëshirojmë të kemi të gjitha shifrat ZERRO”, thuhet në fund.

SHIKO MË SHUMË

Zhduket laptopi nga zyra e drejtorit të një shkolle në Lipjan, hetohet rasti

Ditën e djeshme në Lipjan është raportuar një rast vjedhjeje. Sipas raportit 24-orësh të Policisë,...

Rrahje në Qendrën e Azilit në Magure, arrrestohet shtetasi algjerian

Një shtetas algjerian është arrestuar në Qendrën e Azilit në Magure të Lipjanit, nën...

Dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se bashkëshorti i dyshuari mashkull kosovar, nën...