Riccardo Saponara ka shënuar një gol fantastik nga gjuajta e lirë në sfidën në mes të Palermos 0-1 Empolit.
Italiani ka shënuar një gol të bukur në stilin e legjendës braziliane, Ronaldinho.
Kur të gjithë prisnin një goditje mbi murin e ngritur nga lojtarët vendas, ndodhi e kundër dhe doli se ishte një veprim i menduar mirë, pasi portieri Stefano Sorrentino ishte vetëm spektatorë në këtë aspekt.
Me këtë gol Empoli është ngjitur në pozitën e 12-të me 14 pikë. /Telegrafi/


