Willian tregon pse zgjodhi Arsenalin

PUBLIKUAR

Arsenali e ka konfirmuar ardhjen e Willian nga Chelsea si transferim i lirë, pasi brazilianit i skadoi kontratë me të Blutë e Londrës dhe nuk pranoi të nënshkruante kontratë të re.

31-vjeçari ishte lojtar i lirë këtë verë pasi që ai e refuzoi ofertën e fundit të Chelseat për vazhdimin e kontratës për edhe dy vjet të tjera, sepse dëshironte t’i garantoheshin edhe tri sezone.

Ai ka nënshkruar kontratë tre vjeçare me Topçinjtë dhe është i lumtur për këtë vendim.

“Përse vendose të transferohesh në Arsenal? Sepse Arsenali është një ndër klubet më të mëdha në botë dhe ata kanë një projekt të ri me Mikel Artetën”, u shpreh Willian.

“Mendoj se ky klub meriton të shkëlqejë sërish dhe dua të jem pjesë e këtij projekti të ri – pjesë e familjes së mrekullueshme të Arsenalit”. Willian ka qenë pjesë e Chelseas që nga viti 2013. Ai ka bërë 339 paraqitje, ka shënuar 63 gola. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...