Policia Kosovës ka njoftuar se në Lipjan është arrestuar një person i cili dyshohet për sulm seksual.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar seksualisht viktimën femër kosovare”, thuhet në raport nga Policia, transmeton LipjaniNews.
Po ashtu bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
/LipjaniNews/


