Komuna e Lipjanit ka jap sqarim në lidhje me prerjen e drurit ” Shelnes ” që ka ndodhur ditë më parë në Lipjan.
Sipas Komunës degë të thara të kësaj bime kanë rënë në trotuar dhe si pasojë kanë rrezikuar jetën e kalimtarëve konkretisht disa fëmijëve që gjendeshin në atë pjesë.
Gjatë këtij procesi është vërtetuar se bima ishte e thar në rrënjë dhe me këtë rast ka pësuar QARJE ku Inspektorati në bashkëpunim me Policinë, Zjarrfikësit si dhe Organin mbikëqyrës të hapësirave publike kanë marr vendim për prerjen e tij.
Sqarimi i plotë:
Lidhur e prerjen e drurit ” Shelnes ” japim sqarim
Prerja e Drurit të quajtur “Shelne” e cila gjendej në Rr.Lidhja e Prizrenit ka ndodhur më 09.08.2020
#Arsyetim
Më datën 08.08.2020 konkretisht në orën 22:00 degë të thara të kësaj bime kanë rënë në trotuar dhe si pasojë kanë rrezikuar jetën e kalimtarëve konkretisht disa fëmijëve që gjendeshin në atë pjesë, me këtë rast në vendin e ngjarjes ka dalur Policia dhe Zjarrfikësit, por pasi që ishte vonë dhe nuk kishte dukshmëri të mjaftueshme për intervenim jemi dakorduar që të nesërmen konkretisht më 09.08.2020 të njoftohen organet kompetente dhe të merret mendim nga profesionist të fushës së Bujqësisë.
Në të njëjtën ditë është dhënë rekomandim nga ekspert të fushës që të bëhet krasitja e tij, të largohen degët e thara.
Gjatë këtij procesi është vërtetuar se bima ishte e thar në rrënjë dhe me këtë rast ka pësuar QARJE ku Inspektorati në bashkëpunim me Policinë, Zjarrfikësit si dhe Organin mbikëqyrës të hapësirave publike kanë marr vendim për prerjen e tij.
Konstatuam së më i rëndësishëm është jeta e qytetarëve tanë, se një bimë e cila do të zëvendësohet me një tjetër edhe më të re.
Dezinformomi i qytetarëve se është bërë për qëllime dhe veprime të caktuara është akt qyqar dhe i papranueshëm.





