Mino Raiola e ka mbështetur klientin e tij, Mario Balotelli, për të rezultuar i suksesshëm te Milani, por edhe te përfaqësuesja e Italisë.
Sulmuesi 35-vjeçar u kthye te Rossonerët në këtë sezon si huazim nga Liverpooli, mirëpo nuk ka mundur të luajë në javët e fundit për shkak të një hernie sportive.
“Duke marrë parasysh mënyrën si sillet, me qetësinë dhe profesionalizmin që ka gjetur, mund t’ju them se herët a vonë, ai do t’i kthehet formës maksimale, do t’i japë shumë Milanit, por jo vetëm atyre”.
“Ai do t’i ndihmojë edhe ligës italiane dhe ekipit kombëtar. Jam i bindur dhe besoj. Gjendja e tij fizike po përmirësohet, kemi preferuar trajtimin para ndërhyrjes kirurgjike dhe jemi në rrugë të duhur”.
“Nuk e di kur do të kthehet, por po përmirësohet”, është shprehur Raiola. /Telegrafi/


