PD themelon nëndegë në fshatin Bujan të Lipjanit

PUBLIKUAR

Partia e Drejtësisë, dega në Lipjan, ka themeluar nëndegë e radhës edhe në fshatin Bujan, kryetar i së cilës u zgjodh Petrit Buja, ku njëherë zgjodhi edhe kryesinë e nëndegës.

Në këtë Kuvend ishte i pranishëm Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Fidan Mustafa, i cili tha se Partia e Drejtësisë është drejt forcimit të vazhdueshëm me energji të reja, intelektual të formuar për të shërbyer në mënyrën më të dinjitetshme e të drejtë për qytetarët e Komunës së Lipjanit.

Kryetari i PD-së në Lipjan, Xhavit Maholli, tha se shtrirja e strukturave në mbarë fshatrat e rajonit të Lipjanit mbetet prioriteti i Partisë së Drejtësisë, duke potencuar se në zgjedhjet e ardhshme komunale do të kenë përfaqësim më dinjitoz në Kuvendin Komunal.

SHIKO MË SHUMË

E morën me veturë, e dërguan pranë një pylli në Lipjan dhe e grabitën me thikë – dy të dyshuar në kërkim

Një burrë dyshohet se është grabitur nën kërcënimin e thikës në një lokacion pranë...

Vjedhje e rëndë në Janjevë

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se persona të panjohur...

Aksion në Lipjan, ndaj keqbërësve të pyjeve publike

Agjencia Pyjore e Kosovës (APK), përkatësisht Departamenti Regjional i Prishtinës, në bashkëpunim me Policinë...