Clippers sigurojnë vendin e dytë me fitoren kundër Nuggets, Pacers mposhtin Rockets

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër kosovare, ka njoftuar policinë se ajo dhe...

Moti sot me temperatura deri në 21 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot të mbajë mot i...

Los Angeles Clippers morën fitore të rëndësishme me rezultat 124:111 kundër Denver Nuggets të mërkurën në Orlando, duke e siguruar kështu vendin e dytë në Konferencën e Perëndimit në NBA falë 27 pikëve të Paul George dhe 26 pikëve të Kawhi Leonard.

Lou Williams e ndihmoi skuadrën e Clippers me 23 pikë dhe shtatë asiste, si zakonisht duke ndihmuar përkundër që s’e nisi ndeshjen si titullar. Ndërsa, edhe Ivica Zubac kontribuoi te kjo fitore e Clippers me 15 pikët e 12 kërcimet e tij, transmeton Gazeta Express.

Tashmë Clippers e kanë siguruar vendin e dytë në Konferencën e Perëndimit, që do të thotë se do të përballen me Dallas Mavericks në rundin e parë të play-offs të NBA, që do të nisin javën e ardhshme. Nuggets mbeten në pozitën e tretë në Konferencë.

Rezervisti Jerami Grant i shënoi 25 pikë dhe gjashtë kërcime, të cilat megjithatë s’ishin të mjaftueshme për Nuggets. Nikola Jokic e mbylli ndeshjen me 17 pikë, 13 asiste dhe shtatë kërcime, ndërsa Michael Porter Jr u limitua në 11 pikë.

Indiana Pacers 108 – Houston Rockets 104

Doug McDermott i shënoi dhjetë nga 16 pikët e tij në çerekun e katërt të ndeshjes, duke i ndihmuar Indianas ta ndalë James Hardenin që shkëlqeu afër fundit të ndeshjes dhe ta marrë fitoren kundër Houston, përkundër mungesës së T.J. Warren.

Falë fitores në ndeshjen e parafundit të sezonit të rregullt në NBA, Indiana e siguroi vendin e pestë në Konferencë e Lindjes, që do të thotë se do të përballet me Miami Heat në rundin e parë të play-offs.

Pacers u mungoi ylli i NBA Bubble, Warren, për këtë përballje, pasi trajneri Nate McMillan e konfirmoi se ai po përballej me një inflamacion të një muskuli në shputën e tij. Sipas mediumeve amerikane, ky lëndim s’ia pamundëson Warrenit pjesëmarrjen në fazën play-offs.

Toronto Raptors 125 – Philadelphia 76ers 121

76ers e mirëpritën kthimin e Joel Embiid në pjesën e parë, para se ta shpërdoronin epërsinë prej shtatë pikëve dhe t’ia jepnin fitores Raptors për katër pikë epërsi, falë kryesisht Stanley Johnson që e zhbllokoi rezultatin me një kosh kur kishin mbetur edhe 5.9 sekonda lojë.

Embiid, i cili e kishte lënduar kyçin e këmbës së majtë kundër Portland dhe kishte munguar në ndeshjen e së martës kundër Phoenix, luajti 14 minuta në pjesën e parë dhe e mbylli ndeshjen me pesë pikë dhe nëntë kërcime.

Tobias Harris ishte koshashënuesi më i mirë në këtë ndeshje me 22 pikët e tij për Philadelphian, mirëpo Raptors e morën fitoren në fund. Te skuadra kanadeze, më të mirët ishin Chris Boucher dhe Kyle Lowry, që i shënuan nga 19 pikë, për t’ia dhënë skuadrës së tyre vendin e dytë në Konferencën e Lindjes.

Miami Heat 115 – Oklahoma City Thunder 116

Darius Bazley i shënoi 16 nga 21 pikët e tij në çerekun e katërt të ndeshjes, ndërsa Mike Muscala e shënoi trepikëshin vendimtar në sekondat e fundit të lojës për t’ia dhënë Oklahomas fitoren me përmbysje kundër Miamit, që luajti me rezervistë në pjesën e dytë.

Thunder kishin qenë duke pësuar disfatë me plot 22 pikë në fillim të çerekut të katërt, por arriti ta përmbysë rezultatin në mënyrë dramatike duke e fituar këtë çerek të fundit me rezultat 34:15. Barazimin e kishin arritur kur kishin mbetur edhe 34.8 sekonda lojë, ndërsa fitoren e siguruan me trepikëshin e Muscalas me 5.2 sekonda lojë të mbetura. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...