Organizata “HopeLipjan” shënon Ditën Ndërkombëtare të rinisë me konferencën “Rinia Kosovare në Ditën e Rinisë”

PUBLIKUAR

Organizata Human Opportunities, Participation and Engagement – HopeLipjan organizoi konferencen “Rinia Kosovare në Ditën e Rinisë”, në të cilën u diskutua për rrugëtimin e rinisë përgjatë këtyre viteve, barrierat dhe problemet e tyre që i preokupojnë dhe për angazhimin e të rinjve në shoqëri.

Për shkak të kushteve pandemike dhe rekomandimeve të Institutit Kombëtar për Shëndetësi Publike, konferenca u organizua në kushte normal vetëm për panelistët e cila u mbajt në International Maarif Schools në Lipjan dhe e cila u transmetua direkt në rrjetet sociale.
Pjesë e panelit diskutues ishin; Zevendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit z. Arbër Grabovci, Koordinatorja për rini në UNMIK znj. Jana Minochkina, Drejtori Ekzekutiv i Organizatës HopeLipjan z. Rinor Murati, Përfaqësuesi i organizatës TOKA z. Avdi Azemi, Përfaqësuesi i organizatës Ëorld Vision Kosovo z. Vehbi Kllokoqi dhe Shqiponjë Bresa – vullnetare.

Konferenca u moderua nga Arbenita Gërxhaliu dhe u përcoll me interpretime muzikore nga Taulant Sllamniku.

Falënderojmë shkollën “International Maarif Schools”, Flamuri Fly dhe Fest Design!

HopeLipjan

Image may contain: 5 people, people sitting, table and indoor
Image may contain: 1 person, standing, suit and indoor
Image may contain: 2 people, people sitting, people standing and indoor
Image may contain: 3 people, people sitting, people standing, table and indoor
+7

SHIKO MË SHUMË

Zhduket laptopi nga zyra e drejtorit të një shkolle në Lipjan, hetohet rasti

Ditën e djeshme në Lipjan është raportuar një rast vjedhjeje. Sipas raportit 24-orësh të Policisë,...

Rrahje në Qendrën e Azilit në Magure, arrrestohet shtetasi algjerian

Një shtetas algjerian është arrestuar në Qendrën e Azilit në Magure të Lipjanit, nën...

Dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se bashkëshorti i dyshuari mashkull kosovar, nën...