Tuchel: S’e keni idenë se sa shumë presion i bëhet Neymarit

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër kosovare, ka njoftuar policinë se ajo dhe...

Moti sot me temperatura deri në 21 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot të mbajë mot i...

rajneri i Paris Saint-Germainit, Thomas Tuchel, është shprehur i bindur se Neymar do të luajë rol vendimtar për Paris Saint-Germainit kundër Atalantas në ndeshjen çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Atalanta dhe Paris Saint-Germaini e kishin siguruar vendin në çerekfinale qysh para ndërprerjes së sezonit shkaku i përhapjes së koronavirusit, kështu që garën në Ligën e Kampionëve do ta rinisin me ndeshjen e sotshme, të parën në kuadër të çerekfinaleve, transmeton Gazeta Express.

Ashtu siç do të zhvillohen të gjitha ndeshjet nga faza çerekfinale, edhe Atalanta me Paris Saint-Germainin do ta zhvillojnë çerekfinalen e sotshme në Lisbonë në orën 21:00, ku për dallim nga sezonet e tjera nuk do të ketë ndeshje kthyese.

Paris Saint-Germaini i ka fituar gjashtë nga tetë ndeshjet e fundit të Ligës së Kampionëve dhe do të tentojë që këtë herë ta dëshmojë se investimet e bëra në skuadër ia kanë vlejtur, duke shkuar tutje në garën më prestigjioze të Evropës.

Për ta arritur synimin në këtë garë, Tuchel e ka bërë të qartë se llogarit në yllin e skuadrës, Neymarin.

“E kam përshtypjen që gjithmonë vihet shumë presion mbi Neymarin. Ju nuk mund ta imagjinoni se sa shumë presion ka ai. Por, ai është një djalosh që i pëlqen kjo, që është mësuar të luajë me presion të tillë”, ka thënë Tuchel.

“Jemi të lumtur që ai e ka mundësinë ta mbyllë ndeshjen me Kylianin, atyre u pëlqen shumë të luajnë me njëri-tjetrin”.

“Neymarit i pëlqejnë ndeshjet e mëdha dhe ndeshjet vendimtare. Ai është një lojtar të cilit mund t’i besosh për ndeshjet e mëdha. Jam i bindur se ai do të luajë mirë dhe do të jetë vendimtar për ne, ai e ka mentalitetin e duhur për këto situata”.

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...