“Pirlo është paksa si Guardiola”

PUBLIKUAR

Ish-drejtori sportiv i Brescias, Gianluca Nani, e ka përkrahur Andrea Pirlon duke thënë se ai ia kujton paska Pep Guardiolës, përderisa i ka uruar suksese trajnerit të ri të Juventusit.

Andrea Pirlo u emërua trajneri i ri i Juventusit të shtunën, vetëm disa orë pasi gjiganti i Serisë A e shkarkoi Maurizio Sarrin pas vetëm një sezoni në drejtim të skuadrës, pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, transmeton Gazeta Express.

Emërimi i 41-vjeçarit i befasoi shumë tifozë pasi që ai vetëm sapo ishte emëruar trajner i ekipit U23 të Juventusit, në fund të korrikut. Megjithatë, ai tani do ta marrë drejtimin e kampionit të Serisë A pa pasur asnjë ndeshje përvojë si trajner.

Megjithatë, Nani beson se përkundër që nuk ka përvojë, Pirlo i ka të gjithë atributet e nevojshme për të pasur sukses në Juventus.

 

 

“Ai e ka karakter të fortë. Nuk flet shumë kështu që njerëzit mendojnë që ai është gjithmonë i heshtur. Por, nuk është e vërtetë që ai nuk flet kurrë”, ka thënë Nani për DailyMail.

“Ai ka qenë gjithmonë lideri në skuadër me bashkëlojtarët e tij, është shumë i pëlqyeshëm dhe e ka një mentalitet të fortë fituesi. Ai është shumë pozitiv dhe e ka fituar këtë mentalitet”.

“Sipas meje, ai do të bëhet një top trajner, me të vërtetë e besoj këtë. Është paksa si Guardiola, i shoh të dy duke luajtur futboll të bukur e ofensiv. Edhe si lojtar, ai e kishte të njëjtën qasje si të Guardiolës”.

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...