Zbulohet arsyeja pse Fenerbahçe ka refuzuar ofertën e fundit të Lazios për Vedat Muriqin

PUBLIKUAR

Fenerbahçe nuk mund t’i thotë “po” Lazios për Vedat Muriqin për shkak se 15 përqind të vlerës së futbollistit shqiptar e zotëron Rizespori.

Klubi italian ka ofruar deri më tani 20 milionë euro për transferimin e Muriqit, por Fenerbahçe dëshiron të paktën 23 milionë euro, shkruan “Zeri.info”.

Gjatë ditëve të fundit, Lazio dhe Fenerbahçe kanë mbajtur vazhdimisht bisedime.

Fillimisht, Lazio në krye me drejtorin Igli Tare ofruan 18 milionë euro, derisa më vonë e ngritën ofertën në 20 milionë sosh.

Por, Fenerbahçe nuk dëshiron ta shesë Muriqin nën vlerën e 23 milionë eurosh, për shkak të Rizesporit.

Rizespori zotëron 15 përqind të kartonit të futbollistit nga Prizreni, andaj Lazio dëshiron ta shesë atë për 23 milionë euro, dhe 19,550,000 dëshiron t’i fusë në arkë. /Zeri.info

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...